Mbledhja e Këshillit të Sigurisë e thirrur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo ka përfunduar, transmeton “Sputnik”. Mbledhja ka zgjatur rreth dy orë, ndërkohë që në çdo moment pritet të deklarohet për media presidenti Vuçiq, apo ndonjë anëtar tjetër i Këshillit të Sigurisë.

Ky takim është thirr pasi që të hënën Kosova vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia.