Me siguri kur shkoni në restorante ju më herët bëni edhe rezervime. Por, tashmë mund të keni nevojë edhe për rezervime për të shkuar në plazh.

Kjo është pikërisht ajo që disa plazhe në Spanjë pritet ta bëjnë këtë verë, falë krizës së coronavirusit, shkruan CNN.

Canet d’en Berenguer, një qytet mesdhetar që ndodhet vetëm në veri të Valencias, do të lejojë vetëm 5,000 banorë  në plazhin e tij lokal, gjysmën e numrit të zakonshëm nga verërat e kaluara, në mënyrë që të mbajë distancën sociale.

Këto hapësira do të duhet të rezervohen paraprakisht përmes një aplikacioni të telefonit celular, transmeton Telegrafi.

“Kjo verë do të jetë shumë e ndryshme”, i thotë CNN-it, Pere Joan Antoni Chordá, kryetari i qytetit. “Do të ketë më shumë hapësirë ​​midis vizitorëve. Si një plazh i ‘klasës së biznesit’”, tha ai.

Sidoqoftë, Canet d’en Berenguer nuk është qyteti i vetëm spanjoll që ka zgjedhur të kufizojë numrin e vizitorëve në plazh këtë verë si pasojë e pandemisë COVID-19.

By I ZH