Moderatorja dhe bashkëshorti, Besnik Krapi shumë shpejtë do të bëhen prindër të një vogëlusheje. Në një intervistë për “Prive”, Vokshi është shprehur se emrin e kanë gjetur, por preferojnë të mos e zbulojnë deri pas lindjes. Megjithatë, Jonida nuk është kursyer me detaje, duke zbuluar se emri është me tre shkronja, i shqiptueshëm dhe universal.

Për sa i përket planeve në karrierë, duket se moderatorja e ka me ngut rikthimin në televizion. Ajo rrëfeu se pas ardhjes në jetë së vogëlushes, do ta shohim në ekran pa humbur kohë.

By I ZH

Leave a Reply