Ditët e tëra në izolim e kanë shtyrë këngëtaren Jonida Maliqi të marrë disa vendime të papritura për look-un e saj.

Duket se Jonidës i është mërzitur modeli i vjetër i flokëve dhe ka vendosur që pjesën tjetër të karantinimit ta kalojë me një look të ri.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar pamjen e re, e cila i shkon shumë.

Jonida shfaqet në një video me flokët e prera deri tek supet dhe me baluke, teksa duket se look-u po i pëlqen shumë.

Këngëtares i pëlqen të luajë shpesh me pamjen e saj dhe ky model i ri i flokëve do t’ia heqë paksa “mërzinë” e izolimit.

“Dashuria është në flokë”- shkruan Jonida krahas videos ku të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë komplimentuar për pamjen e saj.

Si ju duket me këtë look?

By I ZH

Leave a Reply