Në këtë situatë pandemie, sytë dhe veshët janë të gjithë tek mjekët. Derisa ne si qytetarë mundohemi të mbrojmë veten nga pandemia, mjekët mundohen të na mbrojnë ne. Por si ka ndikuar kjo situatë në jetën e tyre, si e përballojnë ata këtë situate? Në një intervistë për BiMedia, Rrezearta Elezi, mjeke në spitalin e përgjithshëm të Tetovës ka treguar ndikimin e kësaj situate në jetën e saj, si e ka përballuar ajo, puna e palodhshme që bëjnë mjekët, sidomos gjatë kësaj periudhe.
BiMedia: Duke qenë se të jesh mjeke është një përgjegjësi e madhe, na trego si ke vendosur për të vazhduar mjekësinë, si je frymëzuar?
Rrezearta Elezi: Të pakta janë profesionet bujare të cilat të lejojnë ti kthesh komunitetit atë që ka bërë për ty, njëherë është e nevojshme të ekzistojë një natyrë nutritive, një natyrë empatike, pastaj është puna e palodhshme, njëherë për gjatë gjashtë e më shumë vite studim, e pastaj për një rrugëtim të gjatë me orë të lodhshme e të gjata, ku realisht mbëshetetja më e bukur dhe e çmueshme është gjesti i faleminderimit të njeriut që i ke ndihmuar dhe mbështetja nga kolektivi. Forca lëvizëse pa dyshim është vullneti dhe dëshira për të dhënë, për të ndihmuar dhe kënaqësia e pazëvendësueshme e shërimit dhe ndihmesës.
BiMedia: Ju jeni duke punuar në Spitalin e Tetovës, na tregoni si përballeni me situatata emergjente, kur diçka nuk ka shkuar mire?
Rrezearta Elezi: Ekziston një protokol mbi të cilin mbështetemi çdo herë, fleksibil pas të dhënave me të rejat e OBSH-së ose Organizatës Shtetërore Botërore, ndërsa secila nga repartet ka organizatat e veçanta botërore të cilat shtjellojnë dhe vendosin risi në protokolet çdo vit duke u mbështetur në protokolet më të reja invasive apo jo-invazive. Gjithsesi rasteve emergjente i qasemi disa njerëz, është punë ekipore, ku secili ka rolin e vet nga infermerieri deri tek specijalisti kryesor.
BiMedia: Si ka ndikuar sitiuata me Covid 19 në jetën tënde personale dhe punën?
Rrezearta Elezi: Jeta ime personale ka qenë një periudhë dymujorëshe reflektimi, kujtime dhe nostalgji mbi jetën time, mbi qëllimet dhe vendimet e mia. Lindja e një afrimiteti mes personave të afërt familjarë dhe ringjallja e disa lidhjeve shoqërore, kohë më parë të humbura. Profesionalisht është një kohë alarmante, çdo herë në gatishmëritë me të keqen e mundshme, të pregaditur, të kujdesshëm, të vëmendshëm, empatik dhe më të afërt me dhimbjen dhe përjetimet individuale të pacientëve në një kohë të vështirë ashtu si fizike po edhe në planin e shëndetit mendor.
BiMedia: Në këtë pandemi, e gjithë vëmendja është tek mjekët, si e përballoni ju këtë situatë me gjithë barrën që keni?
Rrezearta Elezi: Duke u munduar të jemi sa më transparent sidomos me pacientët e ndikuar nga virusi, më sigurues me pjesën tjetër të popullatës sidomos me pacientët e ndikuar në grupin e rrezikut, shatëzënat, personat me sëmundje kronike, me terapi imuno supresive e të ngjajshëm. Duke e mbrojtur vetveten dhe duke e ditur se infektimi ynë është vegëz përcjellëse tek njerëzit më të afërm, pacientët e rradhës dhe numër i madh i kolketivit me të cilët jemi në kontakt. Ne jemi të gatshëm të përballemi me zotimin në të cilin u betuam, betimi i Hipokratit, pra të gatshëm për shërbim, ndihmesë, për sigurim dhe ofrim të dorës në rast nevoje.
BiMedia: A vërehet panik tek pacientët që drejtohen tek ju, për sa I përket virusit?
Rrezearta Elezi: Paniku është mjaft prezent tek grupmoshat e treta, mbi 70 vjeç dhe tek grupet më të rrezikuara. Frika një ashtu ndihet, por një masë e shëndoshë e frikës është e mirëserardhur, sepse frika në fund të fundit është emocioni i cili na mbron. Ne mundohemi të jemi sa më të realtë me pacientët, të ofrojmë këshilla 24 orë, për izolim, për pastrim të duarve, për dezinfektim dhe edukim të masës për atë se çështë virusi dhe si të mbrohemi.
BiMedia: Ju gjithashtu jeni Asistente edhe në Universitetin e Tetovës, si e menaxhoni situatën tani, a mbani ligjerata online ose metoda të tjera?
Rrezearta Elezi: Është e vërtetë, jam asistente e Patologjisë pranë Universitetit të Tetovës, është një mundësi e re për eksplorim të një mënyre të edukimit, që meqë jemi në 2020 duhej eksploruar dhe zhvilluar, meqë poashtu jetojmë edhe në kohë të teknologjisë së avancuar. Është treguar të jetë një metodë interesante, por sa efektive nuk e di. Ajo nvaret gjegjësisht nga vullneti, puna dhe dashuria e studentëve dhe mësimdhënësve për edukim.
BiMedia: Një mesazh për të gjithë
Rrezearta Elezi: Pandemitë do të vijnë dhe shkojnë, të paktën këtë e kemi mësuar nga historia. Në kohëra të vështira mësojmë shumë për karakteret e veçanta të njerëzve, kryesisht me mënyrën se si i qasen një periudhe krize. Uroj që të mësojmë nga kjko periduhëm për veten, një reflektim i kulluar mbi veprimet tona dhe të kërkojmë falje dhe faleminderim aty ku duhet dhe duam. Të afrohemi më shumë me njerëzit që bëjnë ndryshime në jetët tona, të krijojmë një zgjim kolektiv në aspekt ambientësor, për të mbrojtur ambientin dhe për ti dhënë respektin e duhur natyrës. Të mbrohemi, të kujdesemi për njerëzit të ndikuar më së shumti nga pandemia, të zgjasim dorën aty ku është nevoja dhe të përqafojmë fort njëri tjetrin pasi gjithçka të ketë mbaruar.
BiMedia