Numri i vdekjeve në SHBA ka arritur në mbi 16,000, por zyrtarët thonë se përkundër këtyre shifrave të frikshme ka shenja se pandemia po arrin në kulm në qytetet më të goditura.

Më shumë se 460,000 njerëz në SHBA janë të infektuar me koronavirus me më shumë se 16,000 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar shtetasit e tyre që të presin shifra alarmante të vdekjeve nga koronavirusi këtë javë.

“Ne jemi në mes të një jave plot dhimbje”, ka thënë zëvendëspresidenti Mike Pence gjatë një konference, duke shtuar se megjithatë ka dritë shprese.

Vdekjet në SHBA kanë shënuar rekord gjatë të martës dhe të mërkurës me mbi 1900 raste të reja të raportuara çdo ditë.

By I ZH

Leave a Reply