Kontrollimi i telefonit përgjatë ecjes në rrugë mund të bëhet së shpejti veprim i paligjshëm në qytetin Yamato të Japonisë Qëndrore.

Anëtarët e këshillit të qytetit kanë vendosur të votojnë mbi një propozim për ndalimin e aktivitetit të këtillë, pasi që bazuar në disa hulumtime, një numër i madh i njerëzve po kontrollojnë telefonat përgjatë ecjes, raportojnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Sipas mediumit japonez Sora News 24, hulumtuesit vështruan gjashtë mijë njerëz në dy stacione treni duke ecur. Ata gjetën se 12 për qind e tyre po kontrollonin telefonat.

Sipas anëtarëve të këshillit të provincës japoneze, kjo ka çuar në rritjen e numrit të lëndimeve në mesin e banorëve japonez.

Nëse votimi tejkalon në qershor, Yamato do jetë qyteti i parë në Japoni që ndalon kontrollimin e telefonit duke ecur në publik.

Në rast aprovimi, ligji do futet në fuqi më 1 korrik.

By I ZH