Ziadin Sela, kryetari i ASh, në rrjetin e tij në facebook ka reaguar rreth izolimit 14 ditor dhe testit të detyrueshëm që duhet ta bëjnë njerëzit të cilët vijnë nga jasht vendi, gjegjësisht mërgata. Ai shprehet se këto masa nuk kanë asnjë bazë ligjore e aq më pak logjike. /BiMedia

Shkrimi i plotë:

Urgjentisht RMV të hap kufijtë dhe të heq izolimin për mërgatën, ata nuk rrezikojnë askënd, përveç pozicioneve të partive qeverisëse dhe PCR testin për shtetasit nga RMV që janë në diasporë ta mbulojë vet qeveria!
Këto masa të qeverisë nuk kanë asnjë bazë ligjore e aq më pak logjike! Ky veprim është një dëshmi tjetër për shkelje të rënda nga ana e shtetit dhe për mungesën e respektimit të të drejtave të njeriut brenda kufijve të RMV-së.
Faktin se buxheti shtetit mbushet në masë të konsiderueshme nga remitencat e mërgimtarëve e pranoi edhe vetë qeveria, por si duket testimi shtesë është paraqitur si mundësi e artë për ta për zhvatje të mërgimtarëve!
Kjo qeveri përveç vendimeve diskriminuese, nuk është aspak e qartë në vendimet që sjell duke shkaktuar huti gjithandej. Prandaj, për të mos u përsëritur rasti i djeshëm ku 3 autobusëve nuk iu lejua hyrja në vend apeloj që vendimet të sillen në mënyrë profesionale dhe pa zbrazëtira!
Nuk mund të lejojmë sjellje të tilla që dëmtojnë në çdo aspekt qytetarët. Ziadin Sela

By B I