Kompania italiane Advent-Irbm, në bashkëpunim me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit, ka zhvilluar një vaksinë, testet për të cilën pritet të bëhen në 550 vullnetarë në fund të prillit.

Një informatë të tillë e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i kompanisë italiane, Piero Di Lorenzo, duke u shprehur se “do tentojnë ta vendosin në dispozicion përpara shtatorit, për të vaksinuar punonjësit e kujdesit shëndetësor”, raporton la Repubblica.

“Në fund të muajit prill, në sajë të të dhënave të marra javët e fundit, ngarkesat e para të vaksinës të zhvilluar nga Advent-Irbm dhe Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit do të largohet nga Pomezia për në Angli, ku do të fillojnë testet e përshpejtuara në mbi 550 vullnetarë në gjendje të rregullt shëndetësore”, deklaroi Di Lorenzo.

Di Lorenzo njofton se “negociatat për huadhënie të konsiderueshme me një grup investitorësh ndërkombëtarë dhe qeveri të ndryshme të interesuara për të shpejtuar më tej zhvillimin dhe prodhimin industrial të vaksinës tani është në fazën përfundimtare”.

“U vendos që të shkohet direkt në fazën e provës klinike tek njerëzit, në Angli – shpjegon Di Lorenzo për ANSA, “sepse vaksina kishte jo-toksiciteti dhe efikasitet në rezultatet laboratorike”.

By I ZH

Leave a Reply