Isnik Alimi, mesfushori i klubit rumun Sepsi, është lojtari i ri që është thirrur në Kombëtaren A të Maqedonisë. Ish-futbollisti i Italisë Atalanta, Vicenza, Shibeniku nga Kroacia dhe Gabala e Azerbajxhanit po vihet sot në dispozicion të kombëtares sonë më të mirë.
Alimi është një futbollist standard i Sepsit rumun dhe me paraqitjet e tij të shkëlqyera për klubin e tij u vendos si profili i një lojtari që mund të rrisë konkurrencën në mesfushën e kombëtares sonë.
Në të kaluarën, Alimi ka luajtur në turne zyrtarë kualifikues për ekipet e të rinjve të Maqedonisë nën 17 dhe nën 19 vjeç.
“Alimi ka regjistruar ndeshje të shkëlqyera në kampionatin rumun me Sepsin. Përvoja e tij dhe forma në të cilën ndodhet vetëm sa mund të rrisë konkurrencën në ekipin tonë dhe të na sjellë cilësi shtesë”, tha trajneri Blagoja Milevski.
Isnik Alimi sot nga ora 18:30 do ta mbajë stërvitjen e parë me Kombëtaren A të Maqedonisë.