Bëri goxha bujë deklarata e tij në një emision televiziv, duke shkaktuar një keqkuptim të madh te publiku. I pyetur se si e ka emrin Zhulieta e tij, Ardian Bujupi tha “Sabrine”, e teksa ne të gjithë menduam se bëhej fjalë për të dashurën e tij, ai shpjegoi një ditë më pas se ishte e kundërta.

Kjo pasi ai e ka krahasuar me “Zhulietën” e këngës së tij. Në projektin e fundit muzikor, Ardiani flet për një lidhje të shkuar dhe që tashmë kanë mbetur vetëm fotot mes dy ish-partnerëve.

Por, si duket Sabrine paska një fiksim me këngëtarët shqiptarë. Para disa javësh, ajo ka publikuar një postim në Instastory, ku tregoi se po dëgjonte këngën “Bella” të Butrint Imerit.

Nuk e dimë nëse ajo dhe Butrinti njihen personalisht, por ata nuk ndiqen në Instagram. Sakaq, ‘mister’ mbetet edhe faktin se nga e ka njohur modelja Butrintin. T’ia ketë treguar Ardiani?

Zërat rreth një romance të mundshme mes saj dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua rreth 5 muaj më parë, ku Sabrine shfaqet si protagoniste.