Intervista

Intervistë me Enis Ajrullain, llajkatarin e Facebook

Intervistë me aktorin e n’Offside, Enis Ajrullai. Tregimi i tij për rrugëtimin nga Facebook deri në Televizion.

BiMedia: Kush është Enis Ajrullai?

Enis Ajrullai:  Enis Ajrullai është një çun gati te 30tat hahah ..modest, i shoqërueshëm, mundohem të jem zëri për një shoqëri më të mirë, me aq mundësi sa kam kuptohet..dhe mos haroj nje kamarier MATRAPAZ (qesh)

BiMedia: Prej ku e njohin njerëzit Enisin ?

Enis Ajrullai:  Njerëzit më njohin..dikush nga lokali Shend e Verë(ku aty punoj) dhe nga facebook..shumica nga facebook pasi që aty më lehtë mund të të njohin dhe më shumë ..qoftë për të mirë dhe apo të kundërtën..varet si e përdor ..

BiMedia: Ku frymëzohesh për humorin dhe batutat?

Enis Ajrullai:  Prej kur e hapa profilin në facebook dmthn nga 2013 e këndej ashtu kam filluar me humor satirik, postime që kanë të bëjnë me situatën momentale që ndodh, me jetën private(nejse pak postimet nga jeta private janë të fryera nuk janê aq të realta, por për tu duk më interesant i bëj kinse më ka ndodhur me të vërtetë haha) më është bërë sikur obligim se duhet diçka të postoj, që dikush diku s’paku ca sekonda të buzëqesh, të disponohet..dhe kur ma thotë dikush këtë në koment, apo inboks.. më bën të lumtur, dhe më vjen sikur një injeksion që të vazhdoj ta bëj minmumin që me ca fjalë të mira, me dozë humori, pa ofenduar dikë gjithsecili nga ne mund ta bëj këtë..nuk ka harxhime hahha.

BiMedia: Prej Statusave në Facebook e deri para Kamerave, si ka qenë rruga?

Enis Ajrullai:  Po interesant, sepse se kisha menduar se do më kishte ftuar ndonjëherë ndonjë televizion, apo medium mu për këtë arsye..por ja para 1 viti më saktë1 prill 2019 më shkruajti moderatorja Mia Morina nga Alsat M dhe më tha që ka dëshirë që të jem pjesë e emisionit të saj pasdite ..pranova me gjithë qejf..dhe mendoj se ka fat sepse do e mbaj mend gjithë jetën Mian për këtë hahaha..pastaj, më kanë ftuar edhe ca televizione tjera si tv21 ku tash më edhe dirigjoj emision me mikun tim Sopin, rtvm2, klan macedonia, rtk…


BiMedia: Nga kush ka qenë përkrahja ma e madhe kur vendose të merresh me Aktrim ?

Enis Ajrullai:  Shif, sensin e humorit o e ke o se ke..un mendoj se e kam edhe kështu si person jashtë facebook, dhe dalëngadalë duke parë se miqtë në facebook po shtohen dhe e pëlqejnë humorin tim kam vazhduar dhe po vazhdoj ta bëj me aq sa di..përkrahje poashtu më japin gjithë ata miq që i kam në facebook sepse nëse bëj diçka keq apo gabim apo ku ta di ngjashëm, do ta vëreja..dhe automatikisht nuk do isha i dashur s’paku une mendoj nga pjesa më e madhe e shoqërisë që kam në facebook


BiMedia: Shpesh target të humorit i ke politikanët, sa paragjykohesh nga batutat e tua?

Enis Ajrullai:  Po biles problem është kjo sidomos tek ne, se nëse sulmon apo thumbon qeverinë automatikisht të bëjnë pjesë e opozitës ose e kundërt..por une them dhe mendoj se humori është çdoher opozitë ..pamarparasysh qeveria është ajo që “sulmohet” se ajo ka më shumë detyrim për qytetarët…paragjykime ka por mua askush asnjëherë ndonjë fjalë ofenduese, apo tip kërcënimi ti themi nuk më êshtë adresuar se pse shkruajtë kështu, pse shajte këtë etj..nga asnjër parti, apo militant partie..

BiMedia: Ku e sheh veten Enisi pas 5 viteve, cila është ëndërra jote ?

Enis Ajrullai:  Hmm..pas 5 viteve, i martuar sigurisht hahaha…shpresoj se do jem mirë, me shëndet të plotë,me më të dashurit e mi në krah,por qëllimi i mirë dhe i pastër besoj se patjetër do më shpie në rrugë të duhur, dhe rezultat të madh.

BiMedia: A e don ende Dua Lipën, apo ta ka rrëmbyer zemrën dikush tjeter?

Enis Ajrullai:  Haha pyetje provokuese kjo..Dua Lipën të them të drejtën jo se e kam dashur aq sa e bëj, se ashtu jam ti themi “kur vihem” me diçka e stërzgjas pak vetëm të bëhem ndoshtamë interesant dhe ” i dosadët” sikur me Duan, me Paçën e tema tjera..e pëlqej normalisht..poor zemrën se ma ka rrëmbyer dikush tjetër, PO më ka rrëmbyer……..

BiMedia: Për në fund,një mesazh për Lexuesit ?

Enis Ajrullai:  Mesazhi im për lexuesit është të jenë të mirë gjatë jetës, të bëjnë mirë, pozitiv(pa virus dmthn) se rezultati mirësisë do të shpërblehet kurdo qoftë ai…ju falemnderit për intervistën ..suksese!