Imami i Xhamisë Sulltan Murad në Shkup, thotë se prej 10 vitesh nuk ka marrë pagë nga Bashkësia Fetare Islame vetëm se e ka kundërshtuar tani më ish reisin Sulejman Rexhepi. Ai tha se këtë punë e ka bërë vullnetarisht.

Pakënaqësi ka pasur edhe unë nuk kam qenë i kënaqur, këtë e di mirë ai dhe populli se në 10 vite kemi qenë në ‘fërkim e sipër’ për fat të keq se si ka ndodh nuk i kthehemi asaj. Me keqardhje e kam përcjell situatën, asnjëherë nuk jam dakorduar pikërisht pse skam qenë dakord me disa punë të tij kam mbet anash – deklaroi Zekrija Bajrami, imam.

By I ZH