Një prej të mbijetuarve të sulmit me armë në Kosovë, ku mbetën të vrarë tre persona, ka zbuluar detaje rreth krimit makabër.

Sipas dëshmitarit, ka qenë një person i maskuar që i doli para autobusit me nxënës dhe hapi zjarr me kallashnikov.

Nga të shtënat mbetën të vdekur 3 persona, shoferi i autobusit dhe dy të rinj.

“Ishim duke ikur me autobus. Na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar të gjuajë drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.”, rrëfeu i mbijetuarit, i cili kishte qenë i ulur në ndenjëset e para të autobusit.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin, ndërsa është pasqyruar gjërësisht edhe në mediat ndërkombëtare.

Nga sulmi mbetën të vrarë dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

Samedin Mehmeti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se hetimet nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, janë përqendruar në tre pista kryesore, pa dhënë detaje se cilat ishin ato.
“ Janë dy apo tri pista të dyshimeve. S’mund të jepen detaje, sepse pistat që po punojmë janë në fazën fillestare. Jemi në dy ose tri drejtime të caktuara. Kemi dyshime me bazë të caktuar, por është herët të themi se kemi person të dyshimtë”, ka thënë Mehmeti nga Gllogjani.

By I ZH