Një fëmijë ka humbur nga qytetin e Fushë Kosovës.

Një fëmijë ka humbur në qytetin e Fushë Kosovës dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij, përderisa nëna është duke e kërkuar atë, shkruan lajmi.net.

Në grupin “Marakli t’kerreve”, në rrjetin social Facebook, është publikuar fotografia e këtij fëmijë dhe kërkohet që kushdo që e sheh ta lajmërojë policinë në numrin 192.

Nuk është dhënë ndonjë informacion shtesë se kur ka humbur ky fëmijë dhe të dhënat e tjera rreth tij.

Mirëpo, kushdo që e sheh, lajmërojeni policinë në numrin 192, ose dërgojeni në stacionin policor, pasi që nëna e tij po e kërkon.

By B I