Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa deklaroi se ky subjekt politik do të shkojë në raundin e dytë në garën për të parin e komunës së Tetovë, përcjell Alsat.

“Aspak nuk është në dyshim se Lëvizja Besa në Komunën e Tetovës është në raundin e dytë, por si fitues”, tha Hoxha.

Ai shpalli fitore në disa vendbanime, ndërkaq tha se në disa vendbanime tjera do të garohet në raundin e dytë zgjedhorë.

“Në Brodec Besa fiton, në Bozovcë Besa poashtu fiton, Në Sellcë. Poroi mbetet bastion i Besës. Për herë të parë BDI-ja thyhet edhe në Xhepçishtë, ku fiton Besa. Lëvizja Besa”, tha Hoxha duke shtuar se Lëvizja Besa ka rezltate të mira edhe në qytetin e Tetovës.

“Në komunën e Tearcës me gjitha gjasat Lëvizja Besa shkon në raundin e dytë, pasi ka fituar në vendbanimet, respektivisht në fshatrat Nerashtë, Sllatinë dhe presim fshatrat e tjera”, pohoi Hoxha.

“Bastion i Besës vazhdon të mbetet komuna e Zhelinës, Sallarevë, Debërc”, tha mes tjerash Hoxha.