Qeveria miratoi dekret me fuqi ligjore i cili lejon punën e hoteleve dhe bujtinave nga 22 qershori. Alsat M siguroi protokollet e miratuara. Pos higjienës dhe dezinfektimit të shpeshtë të objektit, nevojitet edhe distancë mes mysafirëve dhe personelit në recepcion. Në hapësirat e përbashkëta ku shërbehet ushqimi duhet të ketë numër të kufizuar të njerëzve, mos të ketë grupime dhe aktivitete të ngjashme që mund të jenë të rrezikshme në kohë pandemie.

– Mbrojtës nga plastika transparente në recepcion

– Vizitori së bashku me çelësin merr fletushkë me këshilla për mbrojtje dhe protokoll për qëndrimin e tij

– Mirëmbajtja e përditshme e higjienës së hapësirave publike dhe dhomave

– Pagesa me kartelë kreditore si shkallë e mbrojtjes

– Shërbimi i ushqimit me “vetëshërbim” nuk lejohet

– Nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në banak dhe tavolina në këmbë

– Distanca midis karrigeve nga tavolinat afër duhet të jetë 1,5 deri 2 metër

– Një tryezë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona

Gastronomët tashmë kanë deklaruar që ky sezon ka dështuar për shkak të krizës së madhe shëndetësore dhe ekonomike. Me ndihmën shtetërore përmes vauçerëve për më shumë se 100.000 qytetarë, sipas punonjësve të turizmit, do të mbyllet vetëm ndonjë vrimë eventuale. Ende është e paqartë se si do të funksionojnë plazhet dhe kush do t’i drejtojë ato. Problem shtesë për punëtorët turistik është leverdia ekonomike për të paguar koncesion plazhi këtë vit. Problem të veçantë do të kenë ato kapacitete akomodimi që nuk e kanë plazhin e tyre. Deri më tani, humbjet në turizëm tejkalojnë qindra miliona euro.

By I ZH