Dashi- Harroni të shkuarën e dhimbshme dhe jetoni të tashmen me njërin që keni në krah. Dashuroni lirisht partnerin/en dhe do të ndiqeni të qetë. Në lidhje me financat, duhet të bëni kujdes me borxhet.

Demi- Pas një periudhe intensive do të keni mundësi të merrni frymë lirisht. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje njeriut tuaj të zemrës.

Binjakët- Sot nuk do ta vrisni mendjen se çfarë thonë të tjerët, por do të silleni ashtu si e ndjeni. Në aspektin financiar duhet të tregoheni të arsyeshëm për çdo shpenzimet që dëshironi të kryeni.

Gaforrja- Do të jeni posesivë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo mund të ndezë debate herë pas here. Nuk do jeni të qetë për asnjë çast. Sektori i financave ka për të qenë shumë herë më i mirë nga më parë, por kjo nuk do të thotë që të shpenzoni pa masë.

Luani- Ditë e gëzueshme do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të ndiheni mirë pranë partnerit/es dhe do qeshni pafund me të. Sa i përket financave, mos u tregoni të pamatur me shpenzimet sepse do të keni probleme më vonë.

Virgjëresha- Mund të mos kaloni një ditë shumë harmonike me partnerin/en tuaj. Tregohuni më të kujdesshëm në ato që thoni dhe mundohuni të toleroni.

Peshorja- Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë të këndshme nën shoqërinë e njeriut të zemrës. Disa surpriza do t’ju lumturojnë akoma më shumë. Në lidhje me financat, duhet të tregoheni më të kujdesshëm me financat, përndryshe situata do t’ju dalë nga kontrolli.

Akrepi- Më në fund duket se yjet janë në anën tuaj. Pozicioni  i Hënës në shenjë sot është i tillë që për ju që i përkisni kësaj shenje, që gjendja e keqe shpirtërore dhe ankthet të marrin fund.

Shigjetari- Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, por e keni ju në dorë ta bëni edhe më të bukur, nëse do të lini mënjanë tekat tuaja dhe do të dëgjoni sugjerimet e të tjerëve.

Bricjapi- Me yjet e mirë në shenjë, si Hëna dhe Afërdita, jo vetëm që miqësitë do të forcohen, por nuk është çudi që të lindë edhe ndonjë dashuri e re. Kujdes me financat, sepse po shpenzoni pa kriter.

Ujori-Do të jetë një ditë e mbushur me debate për ata që janë në një lidhje. Nuk do të jeni dakord me partnerin/en për shumë gjëra. Do të bëni gabim nëse do të këmbëngulni që të dalë e juaja. Ndërsa në planin finaciar, nuk pritet që të keni probleme.

Peshqit- Sot pritet një ditë me të rezervojë të papritura dhe kjo për shkak të përplasjes së dyshes së planetëve Mërkur-Afërditë nga njëra anë dhe Saturn-Pluton nga ana tjetër. Ndërsa aspekti sentimental është shumë pozitiv. /tvklan.al

By I ZH

Leave a Reply