“Hiq duart nga gratë e të tjerëve! Frikacak, hiq rripin dhe armën dhe mbrohu!

Është ky shkrimi, i cili kishte mbushur muret në Bellano, drejtuar kryepolicit 56-vjeçar të stacionit lokal të policisë i akuzuar si “don zhuan”, dhe që ka zemëruar burrat e zonës.

Ngjarja duket si një histori e një libri të Andrea Vitalit, një shkrimtar i lindur në fshat në provincën e Lecco, i cili tha për “Corriere della Sera” se ngjarja nuk është publikuar për t’i bërë reklamë një libri të ti.

Është një histori e vërtetë dhe prandaj komandanti i policisë rrezikon të përjashtohet për probleme me komunitetin.

Kryepolici, ndërkohë ka mohuar akuzat duke theksuar se do të nisë procedurat për shpifje ndaj personave që e kanë akuzuar. Ai theksoi se kjo nuk është hakmarrje e burrave xhelozë, por përpjekje e personave që duan ta largojnë.

“Unë se di pse po ndodh diçka e tillë, s’kam pasur mosmarrëveshje me askënd”.

Ndërkohë është hapur një hetim pasi pronarët e ndërtesës ku u gjet mbishkrimi bën denoncim për vandalizëm.

By I ZH