Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, pas rënies së Qeverisë Kurti, me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga partneri i saj i koalicionit qeverisës Lidhja Demokratike të Kosovës.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se Kushtetuta e Kosovës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, përcakton qartë se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndryshohet me krijimin e konjukturave në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.

“Pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nuk mund të aktivizohet neni 95 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për faktin se dallon situata juridike kushtetuese ndërmjet zgjedhjes së Qeverisë dhe situata juridike kushtetuese pas votimit të mocionit ndaj Qeverisë”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Sipas saj, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme dhe atë menjëherë pas tejkalimit të situatës me koronavirus.

“Partitë PLAN përmbysën vullnetin e qytetarëve por ky vullnet nuk mund të ndryshohet pa zgjedhje”, përfundon Haxhiu.

By I ZH

Leave a Reply