Në Kuvend të Kosovës sot ka dështuar që të votohet ndryshimi i ligjit për automjete.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit të projektligjit për automjetet, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në interes të oligrakëve dhe jo në interes të qytetarëve.

Sipas Haxhiut, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës e kishin shansin që siç u shpreh ajo, ti japin goditje monopolit për homologimin e automjeteve dhe zhvatjen që po iu bëhet qytetarëve.

Reagimi i plotë i Haxhiut, pa ndërhyrje:

Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit!

Por ata sërish nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve!.

By I ZH