Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot për finalizimin dhe përgatitjet e fundit teknike rreth nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.

Kjo marrëveshje pritet që të përfundojë gjatë ditës së sotme, ashtu siç paralajmëroi edhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, shkruan lajmi.net.

Mbledhja e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të AAK-së,  do të mbahet sot në orën 13:00.

Ndërkaq, anëtarë i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni tha sot për lajmi.net se marrveshja e koalicionit pritet që të përmbyllet së shpejti.

By I ZH

Leave a Reply