Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për president u shpreh mirënjohës dhe i nderuar për siç thotë mbështetjen nga qytetarët.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se midis qytetarëve ka të tillë që nuk e njohin vetëm si politikan, por edhe nga një anë shumë personale.

“Jam mirënjohës dhe i nderuar që po marr gjithnjë e më shumë mbështetje nga qytetarët për kandidaturën time për President të Kosovës. Midis tyre njerëz që nuk më njohin vetëm si politikan por edhe nga një anë shumë personale. Hakiu, i cili është rrobaqepësi i familjes tonë për shumë vite dhe Alberti, i cili është berberi im për më shumë se njëzet vjet. Faleminderit për besimin tuaj!”, shkruan Haradinaj në Facebook.