Dje pas tre muaj e gjysmë udhëtarët e parë arritën në Maqedoni përmes fluturimeve, duke ndjekur rregullat e reja për udhëtim e që kanë të bëjnë me mbrojtje nga coronavirusi.

Në ditën e parë të punës të Aeroportit ndërkombëtar Shkup arritën 292 udhëtarë dhe ikën 448 persona, ndërsa në Aeroportin e Ohrit arritën 38 persona dhe ikën 144 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aterimi i parë e bëri aeroplani i ‘Turkish Airlines’ që erdhi nga Stambolli në Shkup dhe solli 104 udhëtarë, ndërsa menjëherë pas atij, ateroi edhe aeroplanin ‘Pegasus Airlines, poashtu nga Stambolli, i cili në Shkup solli 125 udhëtarë.

Fluturime nga Shkupi kishte në Stokholm, Keln dhe Bremen nga kompania ‘Wizzair’..

Ndryshe, në periudhën e mbylljes së aeroporteve, që zgjati nga 19 marsi deri më 30 qershor, kishte 54 fluturime humanitare, prej të cilëve 20 për hyrje në shtet dhe 34 për dalje.

By I ZH