PUNËTORIA MUZIKORE “TRUMCAKËT NË ÇERDHEN “ALJA” (09.05.2022)

Të hënën në një atmosferë të këndshme filloi punëtoria muzikore “Trumcakët” në çerdhen “Alja” që do të zgjasë nga 09.05.2022-24.06.2022. Qëllimi i këtij aktiviteti edukativ dhe kulturor është që nëpërmjet muzikës të ndikojmë në shoqërimin ndërmjet fëmijëve, të zhvillojmë muzikalitetin e fëmijëve, interesimin e fëmijëve për t’u marrë me muzikë, nxitjen kreative muzikore, interpretimin muzikor dhe krijimin e shijes së kultivuar artistike-muzikore të fëmijëve parashkollor. Temat që do t’i trajtojmë janë: Këndimi, Interpretimi me instrumente ritmike të Orfit nëpërmjet ritmogrameve, Dëgjimi i muzikës nëpërmjet muzikogrameve, Muzika dhe lëvizjet. Aktiviteti i sotshëm e trajtoi temën “Këndimi” (ShI,shi, lag’o shi). E faleminderojmë drejtoreshën e çerdhes Meral Saidi dhe edukatoret Faret Shabani, Selda Sulejmani, për ndihmën dhe bashkëpunimin pozitiv. Në mbështetje të Ministrisë së Kulturës

TEUTA HALIMI SELMANI-Muzicient-teoricient