Achraf Hakimi ka shkëlqyer në këto dy sezonet e fundit si i huazuar te Borussia Dortmundi nga Real Madridi.

Mbrojtësi maroken është duke u kërkuar tani nga një numër i madh i skuadrave evropiane dhe Los Blancos nuk e duan largimin e tij.

Marca raporton se skuadra spanjolle dëshiron të blindojë Hakimin për së paku edhe për tri vite të tjera.

21-vjeçari raportohet se ka nënshkruar një para marrëveshje me Real Madridin për të vazhduar kontratën me të përfunduar ky edicion.

Marokeni do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për tri vite të tjera.

Në garë për Hakimin thuhet se janë, Chelsea, Juventusi dhe Manchester Unitedi, mirëpo madrilenët nuk e duan shitjen e tij. /Telegrafi/

By I ZH

Leave a Reply