Një grua është arrestuar sepse pak pasi hyri në një dyqan në California, nisi të lëpinte mallrat, çmimi i të cilave arrinte deri në $1,800. Një nga pjesëtarët e stafit të supermarketit vunë re se 53-vjeçarja vendosi në duar disa bizhuteri dhe nisi t’i lëpinte para se të niste me pazaret e saj.

Pasi u ndalua nga autoritetet, pronarët e dyqanit vendosën t’i hidhnin të gjithë mallrat që ajo preku, nga frika e një infektimi të mundshëm.

E arrestuar për vandalizëm, gruaja duhet të paguajë një gjobë rreth $10,000 për veprimin e kryer.

Ky nuk është rasti i parë që supermarketet apo dyqanet përballen me një fenomen të tillë. Muajin e kaluar, një tjetër grua u arrestua nga policia pasi u kollit mbi 35,000$ ushqime në një market.

By I ZH

Leave a Reply