Kronika Rajoni

Gruaja e dehur rreh burrin e saj në Fushë Kosovë

Një femër, në gjendje të dehur sipas policisë ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas rastit e njëjta është shoqëruar në polici, ndërkaq që me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj viktimë m/k. E njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.