Politike Vendi

Glauk Konjufca: Tash është koha që shqiptarët e RMV-së të votojnë për ndryshim

Lëvizja Vetëvendosje po e shprehë mbështetjen ndaj koalicionit “Tash është koha”, përmes pjesëmarrjes së figurave të rëndësishme të këtij subjekti në tubimet e fushatës zgjedhore të koalicionit ASh-AAA.

Gjatë tubimit në Kumanovë, ka marrë pjesë ish ministri i jashtëm i Kosovës dhe zyrtar i lartë i VV-së, Glauk Konjufca, i cili në fjalimin e tij tha se ka ardhur koha që shqiptarët e RMV-së të votojnë për ndryshim.

“Shqiptarët kanë ardhur në një moment ku rruga ndahet në dy drejtime. Drejtimi i parë është ai që ka qenë që 18 vite dhe rruga tjetër është rruga e ndryshimit për shqiptarët. Ne e kemi ndjek me vëmendje edhe fushatën zgjedhore, por edhe në përgjithësi i përcjellim me shumë vëmendje zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut. Dhe konkludimi i Lëvizjes Vetëvendosje është ky; meqë jemi përpara këtyre dy rrugëve, tash është koha që shqiptarët të votojnë për ndryshim. Kështu që, duke ua përcjellë edhe përshëndetjet e VV-së, unë ju dëshiroj shumë suksese, me një moto shumë të thjeshtë: Pesë gishta i ka dora, urime shumë fitorja”, deklaroi Konjufca.