Gjermania ka hartuar një listë të masave që sipas zyrtarëve do të lejojnë zhbllokimin nga izolimi si pasojë e pandemisë Coivd-19 dhe vazhdimin e jetës normale. Masat aktuale shtrënguese në Gjermani përfundojnë më 19 prill.

Masat e reja do të përfshijnë detyrimin për mbajtur maska në publik, kufizimin e tubimeve publike dhe gjurmimin e shpejtë të të infektuarve.

Sipas Reuters, Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani ka hartuar një plan veprimi ku thuhet se masat duhet të jenë të mjaftueshme për të mbajtur numrin e personave të infektuar nga 1 person nën 1 edhe pasi të rifillojë normalizimi i jetës publike.

Që kjo të jetë e mundur, do të duhet të sigurohen mekanizma që do të gjurmojnë më shumë se 80% të njerëzve me të cilët një person i infektuar ka kontaktuar brenda 24 orëve nga diagnostikimi me Covid-19. Si përfundim, shkollat do të fillojnë me punë mbi baza rajonale ndërsa kontrollet e rrepta kufitare do të qetësohen.

By I ZH

Leave a Reply