Gjermania ka lejuar sërish punëtorët sezonalë të hyjnë në vend pasi sektori bujqësor paralajmëroi një shkurtim të mundshëm të furnizimeve ushqimore.

Autoritetet, megjithatë, lejuan 80,000 punëtorë të mbërrinin në javë pasi u bë ndalimi.

“Ky është një lajm i mirë për fermerët tanë. Korrja nuk mund të presë, as nuk mund të mbillet, “tha Ministrja gjermane e Bujqësisë Julia Klockner.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Sehofer tha se shteti dhe ekonomia duhet të vazhdojnë pavarsisht pandemisë dhe se sot është gjetur një zgjidhje për të siguruar korrjen, por në të njëjtën kohë të vazhdojë të mbrojë shëndetin e popullatës.

Sipas parashikimit të ri, fermat gjermane do të jenë në gjendje të marrin gjithsej 80,000 punëtorë në prill dhe maj. Për më tepër, qeveria kërkon që fermat të punësojnë 20,000 të tjerë aktualisht të papunë në Gjermani, të cilët janë studentë ose azilkërkues. Vlerësohet se fermerët do të kenë nevojë për të paktën 100,000 punëtorë shtesë gjatë muajve të ardhshëm.

Meqenëse zona e Shengenit është zyrtarisht e mbyllur për të huajt të paktën deri në mes të prillit, shumë migrantë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në vendet e zgjedhura për punët e tyre të planifikuara për pranverën dhe verën.

Vende të tilla si Franca, Britania dhe Spanja planifikojnë të përfshijnë sa më shumë punëtorë vendas në sektorin e bujqësisë. Qeveria franceze ka krijuar një faqe në internet që lidh fermerët me punëtorët e pushuar së fundmi në sektorin e turizmit. Por mbetet për tu parë nëse do të ketë mjaft punëtorë vendas për të gjitha punët e nevojshme.

Vetëm në Francë, 800,000 punëtorë sezonalë janë të nevojshëm gjatë sezonit të korrjes, dhe rreth dy të tretat e tyre vijnë nga jashtë. Gjermania zakonisht mbështetet në 300,000 punëtorë sezonalë çdo vit që vijnë nga Evropa Lindore (shumica nga Rumania). Midis 70,000 dhe 80,000 punëtorë vijnë në MB, kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria. /BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply