Prej sitës së sotme në Gjermani hyn në fuqi testimi i detyrueshëm për Covid-19 për personat që kthehen nga vendet me rrezik, transmeton Alsat.

Testimet do të realizohen menjëherë pas kthimit të personave, respektivisht nëpër aeroporte ose nëpër qendrat për koronavirus, derisa është e mundur që testimi të kryhet edhe tek mjekët amë. Në 72 orët e para pas kthimit në vend, testimi është pa pagesë.

Do të pranohen edhe testimet nga vendet prej ku vijnë udhëtarët, por jo testime më të vjetra se 48 orë. Në këtë rast shpenzimet i mbulon vetë udhëtari.

Koha gjatë së cilës pritet rezultati nga testimi duhet të kalohet në karantinë, në të kundërtën pësojnë dënime deri më 25 mijë euro.

Instituti epidemiologjik në Gjermani, “Robert Koch” ka vendosur rreth 130 shtete në listën e vendeve me rrezik, përfshi këtu të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, testimi për Covid-19 në Gjermani kushton rreth 50 euro.

By I ZH