Hulumtimi i fundit i publikuar i IRL (Investigative Reporting Lab) ku objekt hetimi është një prej klinikave private më të mëdha në vend dhe pronarit të saj, doktor Zhan Mitrev, ka shkaktuar shumë reagime në opinion.

Ky hulumtim bazohet në 24 raporte të qytetarëve nga Maqedonia dhe Kosova që janë hetuar dhe verifikuar për më shumë se 22 muaj.

Hulumtimi ndjek rrugën dhe metodologjinë e funksionimit të një prej mjekëve më të paguar në vend. Nëse metoda e hemofiltrimit që u tarifua nga tre deri në pesë mijë euro në klinikën e Zhan Mitrev që u miratua për trajtimin e Covid-it ishte efikase si dhe tema të tjera që lidhen me pronarin e klinikës, mund t’i ndiqni ato në hulumtimin më të fundit të IRL.