Një gazetare e televizionit Kanal 5 ka realizuar një kronikë në çarshinë e Shkupit, ku thotë se flamujt e vendosur shqiptar hutojnë turistët dhe nuk dijnë në cilin shtet ndodhen. Gazetarja këtë kronikë e ka realizuar pa asnjë anket nga turistët të cilët “janë hutuar nga flamujt”. Kjo kronikë nga Kanal 5 është komentuar shumë në rrjete sociale, ku disa e kanë quajtur si nxitje të urrejtjes dhe gjuhë të nacionalizmit. Ndërsa kjo kornikë është disi demantuar nga gazetari i TV21, i cili del në çarshi dhe pyet turistët e huaj a e dinë se në cilin shtet ndodhen, pavarësisht se flamujt shqiptar janë të vendosura. Turistët shprehen se flamujt e një shteti tjetër në shtetin multietnik si Maqedonia e Veriut nuk i huton aspak. Ata e dijnë cilin vend kanë ardhur të vizitojnë.

Shpesh flamujt nga nacionalitete të ndryshme të vendosura në Çarshinë e Shkupit i cili është një vend shumë atraktiv për turistët , janë shfrytëzuar si instrument për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Më posht keni dy kronikat.

BiMedia

By B I