Gazetari i infektuar me Kovid-19 ishte nga Kanal 5, njoftuan nga televizioni. Nga atje, thonë se gazetari gjatë periudhës 28 dhe 29 mars ka qenë për vizitë te familjarët e tij në Prilep, ku është kthyer të hënën, më 30 mars pas çfarë ka vijuar punën në redaksinë e lajmeve, pa asnjë simptomë.

Nga televizioni thonë se simptomet e para gazetari i ka shpërfaq më 5 prill, në formë të plogështisë, por për shkak se anketa elektronike nuk ka regjistruar simptome të mjaftueshme, nuk ka marrë udhëzim për të bërë testimin.

“Simptomat e para kolegu i ka shfaqë ditën e diel, më 5 prill, të cilat kanë qenë në formë të plogështisë, lodhësisë dhe kokëdhembjes, për çfarë menjëherë në orën 17:00 e ka lëshuar vendin e punës. Prej të hënës, 6 prill me kërkesë të kompanisë, kolegu është në vetëizolim ndërkohë te ai është paraqitur edhe temperaturë e lartë prej 38 gradë dhe ka kërkuar nga mjeku amë i tij të marrë udhëzim për testim, por për shkak të anketës elektronike, nuk ka pasur simptome të mjaftueshme që të përcillet në testim. Më 7 prill, gjatë orëve të mëngjesit, për shkak të rritjes së temperaturës trupore ka bërë test nëpërmjet gjakut në një spital privat, i cili ka treguar se është NEGATIV në koronavirus. Të enjten, 9 prill, kolegu ka shkuar në Spitalin “8 Shtatori”, ku është pranuar, ndërkaq në mëngjes na ka njoftuar se është pozitiv në Kovid-19″, njoftojnë nga Kanal-8.

Nga atje kanë njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i ndërmarrin të gjitha hapat për tejkalim të shpejtë të kësaj fatkeqësie shëndetësore dhe në kohë do ta njoftojmë publikun me momentet e reja, ndërkaq kolegut i kanë dëshiruar mjekim të shpejtë.

By I ZH

Leave a Reply