Futbollistët brazilian që luajnë në klubet ukrainase si Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donjetsk kanë publikuar një video, në të cilën luten autoritetet braziliane t’i ndihmojnë që të largohen nga Ukraina.

Në videon mund të shihet Xhunior Moraes, një futbollist i Shakhtarit.

“Situata është e dëshpëruar. Kufijtë janë të mbyllur, po ashtu edhe bankat. Nuk ka karburant dhe do të ketë mungesë ushqimi. Nuk kemi para. Ne jemi takuar dhe po presim një plan për t’u larguar nga Ukraina,” tha Moraes në video.

Forcat ushtarake ruse qëlluan me raketa në disa qytete në Ukrainë dhe zbarkuan forcat në brigjet e saj jugore, raportuan zyrtarët dhe mediat ukrainase, pasi presidenti Vladimir Putin miratoi atë që ai e quajti një operacion të posaçëm ushtarak në lindje.

By B I