Sa herë që afrohen zgjedhjet, dhe duke i pasur parasysh akuzat e ndërsjella, votuesi gjendet para shumë dilemave. Sot është dita e katërt e fushatës zgjedhore, përkatësisht është koha kur partitë politike kanë filluar me premtime, të cilat edhe vetë ata dyshojnë se do t’i realizojnë, ku se shumica e kryetarëve aktual, kërkojnë mandat tjetër për t’i përfunduar projektet e programit për të cilën kanë marrë votën e qytetarëve para katër viteve, gjë që tregon se disa premtime nuk i kanë realizuar

Kjo fushatë zgjedhore për zgjedhjet e shtata lokale në Maqedoninë e Veriut, filloi me akuza të rënda për krim dhe korrupsion nga udhëheqësitë më të larta partiake, gjegjësisht në mesin e disa prej kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Sa herë që afrohen zgjedhjet, dhe duke i pasur parasysh akuzat e ndërsjella, votuesi gjendet para shumë dilemave. Sot është dita e katërt e fushatës zgjedhore, përkatësisht është koha kur partitë politike kanë filluar me premtime, të cilat edhe vetë ata dyshojnë se do t’i realizojnë, ku se shumica e kryetarëve aktual, kërkojnë mandat tjetër për t’i përfunduar projektet e programit për të cilën kanë marrë votën e qytetarëve para katër viteve, gjë që tregon se disa premtime nuk i kanë realizuar. Disa bile mendojnë se në Maqedoninë e Veriut nuk ekzistojnë rrethanat për t`i realizuar ato. Ndërsa, votuesve nuk u mbetet gjë tjetër pos t`i ‘besojnë’ njërit prej subjekteve politike, për të vetmin fakt se duhet të dalin në zgjedhje. Këto zgjedhje mund të shihen edhe si një test për punën që partitë politike kanë bërë deri tani nëpër komunat që kanë drejtuar gjatë katër viteve të kaluara. Nuk ka dyshim se votuesit kanë forcën më të madhe për ndryshim, por, athua janë të vetëdijshëm votuesit se ata vërtetë mund të bëjnë ndryshime?

Kësaj here, për dallim nga fushatat e tjera, gara në përgjithësi duket më e qetë, por jo edhe pa premtime pompoze, shprehet Latif Mustafa, opinionist. Ai thotë se në këtë fushatë, po ashtu, mund të dëgjosh edhe premtime reale dhe kërkesa për një mundësi të dytë meqë kandidatët s’kanë mundur t’i realizojnë premtimet, por dëgjojmë edhe deklarata që janë vërtetë fëmijërore dhe amatoreske. “Zgjedhjet lokale, për dallim nga ato qendrore, prekin më në damar interesin e qytetarit dhe premtimet konkrete mungojnë nga partitë politike. Motivi për të votuar një subjekt edhe kësaj here do jetë farefisnia, shoqëria, struktura partiake dhe fisi. Ajo çka i mungon këtyre zgjedhjeve është linçimi patriotik i tjetrit, ngaqë kemi koalicione me parti maqedonase dhe kjo disi e ka ulur tensionin. Me një fjalë, akuza për ‘shitje’ të kombit dhe bashkëpunim me ‘armikun’ nuk kemi. Qytetarët mund ta bëjnë ndryshimin, madje jo vetëm me votë por edhe me angazhim më lartë politik në parti politike, shoqëri civile dhe pjesëmarrje direkt në lista zgjedhore. T’i inkurajojmë njerëzit profesionist dhe vullnetmirë të kyçen sa më shumë. Por edhe mungesa e listave të hapura po e bën të veten”, ka deklaruar për KOHA, Latif Mustafa, opinionist.

Tashmë është evidente që kultura politike në vendin tonë nuk e posedon potencialin e rotacionit politik si dhe votime me baza ideologjike, thotë politologu Ariton Rama. Sipas tij, vaksina që parandalon vdekjen e demokracisë. mbetet rotacioni politikë për t’i dhënë frymë të re fushës politike dhe mbi gjitha për të shtuar konkurrencën si bazë elementare për të promovuar sa më shumë inovacion dhe produktivet politik. “Pika e dytë, jam ithtar që votuesi duhet të ndahen edhe në qenie politike me kredibilitet ideologjikë (qasje të majtas ,qendër ,djathtas) ,sepse kjo do të stimulonte madje edhe fokusit e programeve qeverisëse të bazohen në ato pika. Është evidente që edhe në këto zgjedhje mbete avazi i vjetër , kandidat pa platforma reale (propozim ide -me buxhet dhe kohëzgjatje dhe analizë të detajuar ). Madje parimisht edhe stili dhe koncepte e ide janë veçse të njëjta pozitë -opozitë, performancat zgjedhore mbetet e njëjtë ku pozita intensifikon disa punime dhe nga ana tjetër opozita dy ditë para zgjedhjeve aktivizohet që në fakt ndoshta kjo është që ofron komoditetin e duhur për mungesë të rotacionit politikë si një puls i mirë politikë. Andaj e duhura do ishte që votuesi të jetë më aktiv në shqyrtimin e ideve të kandidatëve, të merr pjesë në prezantim e tyre, të jetë i vëmendshëm gjatë debateve televizive , të aprovoj ide më reale, dhe më efektive për jetën dhe vendin e tij, besoj kjo do ishte më e duhura”, ka deklaruar për KOHA, Ariton Rama, politolog. (koha.mk)

By admin