Një jaht, që kishte të ngritur një flamur të Britanisë së Madhe, është fundosur mëngjesin e se enjtes në ishullin grek Milos. Pas fundosjes së mjetit lundrues është njoftuar dhe Roja Bregdetare rreth orës 10:30.  Në jaht raportohet se ndodheshin 17 persona që përfunduan të gjithë në det pas fundosjes.

Operacioni për shpëtimin e personave që ishin në jaht ka nisur me anijen e pasagjerëve “Sea Jet 2”, ndërsa që nga momenti i parë që u njoftua Rojet Bregdetare, ekipet e shumta të shpëtimit raportohet se shkuan në vendngjarje, tre anije patrullimi të portit, dy anije lundruese, një private varkë, një anije e Marinës si dhe një helikopter i Forcave Ajrore.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Anijeve, Nikos Kokkalas, vetë udhëtarët dërguan një sinjal alarmi dhe deklaruan se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në fundosjen e jahtit.

By I ZH