Bilanci i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë ka arritur në 4 032, pasi 509 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon.

“Në 24 orët e fundit në Francë janë konfirmuar 4 861 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 56 989”, theksoi Salomon në një konferencë për media.

Sipas tij, numri i pacientëve nën kujdes intensiv është rritur në 6 017, kurse i pacientëve të shëruarëve pas trajtimit në 10 935.

Shifrat e 24 orëve të fundit paraqesin bilancin më të lartë të viktimave brenda një dite.

By I ZH

Leave a Reply