Franca mund të rikthejë masat e izolimit në mbarë vendin, nëse do të kishte rritje të numrit të të infektuarve, paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

“Nëse virusi do të përhapej sërish në mënyrë të egër, ne përsëri do të merrnim masa të izolimit”, tha Veran për televizionit BFM.

Franca ka vendosur një bllokim tetë-javësh që nga 17 marsi, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Nga 11 maji këto masa gradualisht po hiqen.

Më 10 maj Franca raportoi për 70 vdekje të reja nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Ky është numri më i ulët ditor i vdekjeve në javët e fundit.

Në Francë deri më tani janë shënuar gjithsej 26,380 viktima nga koronavirusi.

By I ZH