Fotoreporteri i luftës, ukrainasi Maks Levin është vrarë nga të shtënat e ushtrisë ruse në kryeqytetin ukrainas, sipas zyrës së prokurorit ukrainas.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Levin u zhduk më 13 mars ndërsa ishte në detyrë ndërsa trupi i tij u gjet dje në fshatin Huta-Mezhyhirska.

Sipas një prej punëdhënësve të tij, LB, Levin ishte në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov vendndodhja e të cilit nuk dihet ende.

Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.

Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa raportonte për agresionin rus në Ukrainë. 

By B I