Rajoni

Flet për herë të parë për në media shqiptare, Grenell, ambasadori amerikan që rrëzoi Albin Kurtin

Diplomati kontrovers dhe i shumë diskutuar që ishte në origjinë në rrëzimit të qeverisë Kurti, Richard Grenell, do të flasë sot për herë të parë për audiencën shqiptare. Emisari special i presidentit Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë, shef në detyrë i shërbimeve sekrete amerikane dhe ambasadori i SHBA në Berlin do të japë sonte në orën 20:45 në emisionin Pressing, një intervistë ekskluzive në Gazetën Express dhe në Televizionin 7.

“Grenell sonte, në një intervistë të realizuar me gazetarin Berat Buzhala, flet për herë të parë për pozitën amerikane në këtë proces. Ai tregon për raportet me Kurtin dhe çfarë i kishte thënë Kurti atij për tarifën. Gjithashtu, Grenell sqaron edhe për çështjen e dialogut, për raportet Amerikë – Kosovë, për sanksionet amerikane dhe tema të tjera” thuhet në njoftimin e Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *