Fjolla Rraci, është një vajzë nga Gjakova e Kosovës, që momentalisht jeton në SHBA. Ajo gjithë jetën e saj ua ka përkushtuar njerëzve me nevoja të veçanta, duke u kujdesur dhe ju dhuruar atyre dashuri pakushte. Gjatë kohës në Amerikë ajo vazhdon të kujdeset edhe për personat me autizëm si dhe merret me shum trajnime të ndryshme që kanë të bëjnë me personat me nevoja të veçanta.

Për ditën botërore të autizmit, që është ditën e nesërme (2 Prill) ajo ka dhënë një mesazh shumë të fortë, që ka tërhequr vëmendjen e shumë personave. Ajo në instagramin e vet personal, ka publikuar disa fotografi me shkrime, që kanë patur për qëllim një mesazh për tu vetëdijësuar dhe të për të lënë anash paragjykimet, kur bëhet fjalë për personat me autizëm. Ajo nëpërmjet shkrimeve ka dhënë mesazhin e fortë se personat me autizëm nuk ndryshojnë aspak nga personat tjerë. “Fjalët që nuk thuhen, nuk do të thotë që ju mungon aftësia për të menduar”, “Autizmi nuk ka nevojë për shërim, autizmi ka nevojë për pranim, vetëdijësim dhe trajtim të barabartë” – ka shkruar ajo. /BiMedia/

By I ZH

Leave a Reply