Sot në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon seanca për rastin “Reket”, në të cilën mbrojtja e të akuzuarit të parë në rastin, Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe ish prokurores speciale, Katica Janeva do të kenë fjalët përmbyllëse.

Pas fjalëve përmbyllëse, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, duhet të caktojë seancën e re në të cilën do të jepet aktgjykimi.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili akuzohet se ka ndikuar tek prokurorja speciale Katica Janeva, e akuzuar gjithashtu në rastin “Reket”, për të dyshuarin në rastin “Perandoria” Jordan Kamçev, për të marrë masa më të buta në procedurën e hetimit.

Ndër të akuzuarit për këtë rast, ku për herë të parë në histori të shtetit u përfshi edhe një prokuror, ka qenë edhe Zoran Milevski-Kiçeec, por në seancën e parë ai pranoi fajësinë dhe Gjykata Penale e dënoi me tre vjet burg.

By B I