Rrjeti i bizneseve shqiptare dhe fondacioni ‘Besa’ nga Bavaria, klubi i prodhuesve të Kosovës, organizata ‘Germin’ dhe fondacioni global shqiptar, kanë filluar fushatën për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet në nevojë në Kosovë, të prekur nga COVID-19.

Me emrin ‘Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19’ ,këto organizata kanë hapur një fondacion online në rrjetin social ‘Facebook’, ku çdo kush mund të kontribojë në këtë fondacion, me mjete financiare.

Familjet në nevojë do të ndihmohen përmes pakove ushqimore, ku një e tillë për një familje do të kushtojë 26 euro.

“Kjo fushatë gjithashtu synon të mbështesë prodhuesit vendas, pasi të gjitha produktet e paketave do të blehen në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Fondacionit.

Fondacionin online dhe informatat mund t’i gjeni KETU.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi nga bashkëatdhetarët në diasporë që të  ndihmojnë Kosovën, në luftën kundër coronavirusit. A i ka hapur edhe një xhirollogari të veçantë ku mund të dërgohen këto ndihma.

By I ZH

Leave a Reply