I gjithë plani dhe rekomandimet e detajuara për funksionimin e vendit në kushte të epidemisë së Covid-19 do të finalizohen sot, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në paraqitjen e tij në “Brifingun e Mëngjesit”. Ai shtoi se është e vështirë të rekomandohet që masat të lehtësohen vetëm në disa qytete ose rajone të caktuara, pasi qasja gjatë gjithë kohës, që nga fillimi i krizëska qenë në nivelin kombëtar.

“Gjatë takimit të djeshëm kemi biseduar për lehtësimin e disa masave, por sot ai diskutim duhet të finalizohet. Duhet të përfundojë i gjithë plani i detajuar dhe rekomandimet për funksionim. I gjithë materiali është gati, por sot do të diskutohet për atë se kur do të caktohet data. Ne kemi krijuar modelin tonë autentik sipas karakteristikave të popullatës. Dy shtete nuk mund të krahasohen. Unë mendoj se kemi bërë një model mjaft të suksesshëm për të luftuar virusin. Është e vështirë të rekomandohet lehtësimi i masave vetëm për disa qytete dhe rajone të caktuara, sepse që nga fillimi kishim qasje në nivelin kombëtar. Edhe lehtësimi do të vazhdojë në këtë mënyrë”, tha Filipce.

By I ZH