Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes një konference për shtyp kërkoi mbështetjen e qytetarëve për një luftë më efikase kundër Kovid-19. Sipas Filipçes, ndihma dhe kontributi i madh i qytetarëve nënkupton respektimin e masave, përfshi edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Është e rëndësishme që të respektohen masat të cilat akne për qëllim që të pengojnë përhapjen e virusit dhe të rruajnë shëndetin tonë. Vlerësoj se e kemi amortizuar goditjen ndaj sistemit shëndetësorë. Kërkojmë nga qytetarët mbështetje, ajo është të respektohen masat. Të mos ketë lëvizje, të respektohet kufizimi i lëvizjes, sepse vetëm kështu do të vijmë në ditën kur do të themi se kjo ja ka vlejte, dhe vetëm atëherë do të mund ta kthejmë jetën në normalitet”, tha Filipçe.

By I ZH

Leave a Reply