Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të paraqesin në Qeveri nesër një propozim për të sanksionuar mos mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse – një maskë ose mbulesë të gojës dhe hundës për të mbrojtur kundër përhapjes së koronavirusit. Sanksionet mund të fillojnë të hënën ose të martën.

” Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive i paraqesin Qeverisë një propozim që sanksionimi për mos mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse të fillojë menjëherë, pra nesër ose e martë më së voni. Dua të ritheksoj që kjo masë duhet të respektohet dhe se pajisjet mbrojtëse mbahen siç përcaktohet – brenda dhe jashtë kur nuk mund të ruhet një distancë fizike prej 2 metrash” – tha Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp, Venko Filipçe.

Ai thotë se ka qytetarë të cilët respektojnë këto masa por ka edhe qytetarë që nuk respektojnë dhe nuk i mbajnë në rregull masat, prandaj do të ketë dënime.

BiMedia

By I ZH

Leave a Reply