Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka lajmëruar se në seancën e sotme të qeverisë është marrë vendimi që personat me aftësi të kufizuara të mund të lëvzin edhe gjatë orës policore por me një orar të caktuar. Ato do të mund të lëvizin prej të hënën deri të premten edhe prej në 19:00 deri në 20:00 dhe në fundjavë prej 11:00 deri në 13:00. Kjo masë do të vlejë edhe për personat që i shoqërojnë ata. /BiMedia/
Shkrimi i plotë i Filipçes në facebook:
Në seancën e sotme, qeveria lejoi një regjim të veçantë lëvizjeje për personat me aftësi të kufizuara. Për këta qytetarë, ndalimi i lëvizjes nuk do të zbatohet në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 20:00, nga e hëna në të premte, dhe gjatë fundjavave nga 11:00 – 13:00.
Kjo masë për lejen e lëvizjes për persona me aftësi të kufizuara vlen edhe për personat që i shoqërojnë këta shtetas gjatë lëvizjes së lejuar në periudhat e përcaktuara kohore.“