Ministri i Shëndetësia, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se gjatë ditës së nesërme Komisioni për Sëmundje Infektive do të rishikojë protokollet tashmë të dorëzuara nga kompanitë me qëllim që të rinis ngjarjet kulturore në vend.

“Sot kemi pasur takim me disa përfaqësues të kompanive që organizojnë ngjarje muzikore si dhe ngjarje në sferën e kulturës. Jemi dakorduar që nesër Komisioni për Sëmundje Infektive të rishikon propozimin e tyre për protokollin. Mund të them se është kryesisht solid dhe se u përmbahet parimeve për mbrojtje, preventivë, maskë, distancë, pas çka do të merret vendimi. Ka disa tema të hapura që duhet të diskutojmë në lidhje me atë se sa njerëz mund të marrin pjesë në ambient të hapur ose të mbyllur”, tha mes tjerash Filipçe.

By I ZH